Tifozët holandezë: ‘Shqiptarët na kërkojnë nga 600 euro, po ne vetëm 200 euro kemi’

Dy tifozë holandezë, të mbërritur në Tiranë për të ndjekur finalen e Conference League mes Feyenoord dhe Roma, thonë për mediat e vendit të tyre se kanë gjetur shifra të larta në tregun e zi, sa i përket biletave.

52-vjeçari Huig van Duijn dhe 55-vjeçari Gerrit van Velzen thanë në një intervistë për median holandeze trouë.nl se po kërkonin në rrugët e Tiranës për bileta dhe çmimet që kishin gjetur varionin nga 500 deri në 650 euro, por limiti që ata duan të shpenzojnë është 200 euro.

“Ne thjesht donim të ishim këtu, të përjetonim këtë moment, për qejf. Nëse nuk do të arrijmë të blejmë biletë për një çmim të arsyeshëm, atëherë do të marrim nga një birrë dhe do ta shohim ndeshjen diku tjetër”, thotë Van Duijn.

Ndonëse një natë më parë në Tiranë pati disa episode dhune mes tifozëve të të dy skuadrave, Van Dujin tregon përvojën e tij, pasi udhëtoi përmes Pizës për në Shqipëri. “Kishte shumë tifozë të Romës në avionin tonë, por asgjë për t’u shqetësuar”, tregon ai.

Veç anëve të errta siç ishin trazirat e natës së kaluar (dhe mund të ndodhin edhe sot), finalja Roma-Feynoord, pritet të gjenerojë miliona dollarëSipas ekspertëve, fitimet për disa biznese do jenë marramendëse.

Fitimet nënkuptojnë të ardhura për buxhetin e shtetit. Është parashikuar se fitimi në ekonomi do të jetë rreth 150 milionë euro. Kategoritë që pritet të përfitojnë janë: Pronarët e hoteleve dhe vendeve të tjera akomoduese, ata që shesin bileta në të zezë, reklamat në ambientet e hapura, fitime që i shkojnë kryesisht bashkisë dhe kontraktorit privat.

Loading...