Ministri i Brendshëm Bledi Çuçi ka falenderuar punonjësit e Policisë për profesionalizmin e treguar gjatë mbrëmjes së djeshme, teksa u luajt finalja e Conference League në stadiumin “Air Albania”.
Përmes një postimi në Facebook, Çuçi thotë se Shqipëria e tregoi në sytë e botës se i ka të gjitha kapacitetet për të mirëpritur e menaxhuar një event të përmasave të tilla.
Historia u shkrua në Tiranë. Finalja e madhe shkoi më së miri dhe Shqipëria demonstroi në sytë e mbarë botës që i ka të gjitha kapacitetet për të mirëpritur e menaxhuar një event të përmasave të tilla.
Një falënderim të veçantë kam për punonjësit e Policisë së Shtetit, që falë profesionalizmit dhe përkushtimit të tyre të jashtëzakonshëm garantuan mbarëvajtjen e gjithçkaje: nga mbërritja e mijëra tifozëve në pikat kufitare, shoqërimi i tyre drejt stadiumit, grumbullimet në zonat e dedikuara dhe deri te përcjellja për t’u rikthyer sërish në vendet e tyre.
Çfarë ndodhi dje ishte një ushtrim kuptimplotë i angazhimit tuaj të përbashkët si asnjëherë më parë për të cilin keni mirënjohjen e pakufishme të të gjithëve