Shuhet ish-kryeministri italian

Ka ndërruar jetë në moshën 94-vjeçare ish-kryeministri italian, Ciriaco De Mita.

Kryebashkiaku i Nusco-s vdiq mëngjesin e sotëm, në orën 7 në shtëpinë e të moshuarve Villa dei Pini në Avellino, shkruan La Republica.

Lajmin e ka bërë të ditur nënkryetari i Bashkisë Nusco, Walter Vigilante.

De Mita ishte zgjedhur për herë të parë në Dhomën e Përfaqësuesve në vitin 1963, ai ishte një nga udhëheqësit më të mëdhenj të periudhës së pasluftës.

Ciriaco De Mita ishte simbol i Republikës së Parë.

Loading...