Drejtori i Policisë së Shtetit, Gledis Nano dha lajmin e mirë për të gjithë policët, të cilët në finalen e Conference League u përballën me tifozët huliganë të e Feyenoord dhe Romës. Sipas Nanos, policët do të marrin një shpërblim, ndërsa u shpreh se janë duke u kryer të gjitha procedurat.
“Është menduar një shpërblim për punonjësit e policisë dhe po ndjekim procedurat për të arritur në një konkluzion”, u shpreh Nano.
Në lidhje me tifozët problematikë, Nano tha se ata janë identifikuar dhe dosjet i janë dërguar autoriteteve në Itali dhe Holandë më qëllim që akte të tilla të mos përsëriten më.
“Për të gjithë tifozët që janë përfshirë në akte dhunë janë referuar materialet në prokurori. Listat dhe emrat e tyre do ti kalojnë vendeve dhe policive partnerë me qëllim që ata të marrin masa që ngjarje të tilla dhune të mos ndodhin”