Niko Peleshi flet për agresionin rus dhe tregon nëse rrezikohemi ne si shtet

Ministri i mbrojtjes Niko Peleshi bëri me dije 3 vendimet e miratuara sot në mbledhjen e qeveris.

Peleshi: Janë miratuar 5 projekt vendime. Unë do flas shkurt për 3 të tjera. Së pari ka qenë një vendim lidhur me një marrëveshje ndërmejt SHBA dhe Shqipërisë që lidhet me ndryshimin e skemës së sigurisë sot. Forcon qëndrimin tonë me politikën e SHBA-së në raport me forcat e sigurisë të vendete vë tjera që janë listuar nga SHBA si problematike. Ne i bashkohemi kësaj politike për të mos dhënë ndihmë dhe mos japim shkëmbim me këto forca.

Projektvendimi i dytë ka lidhje me ndërtimin e një mënyrë ligjore për hartimin e databazës të humbjeve nga fatkeqësi të ndryshme. Baza e të dhënave është shumë e rëndësishme. Ne e kemi futur Shqipërinë në epokën e digjitalizimit. Është Agjencia Kombëtare e Mbrojtjes Civile në bashkëpunim me AKSH ku do të qëndrojë dhe baza e të dhënave.

Projektvendimi i tretë ka lidhje me miratimin e sigurimit të jetës për personelin e forcave të armatosura të Shqipërisë që shërbejnë në operacione jashtë vendit. Shqipëria është një kontributor në misione ndërkombëtare. Ne sot jemi prezent në Letoni, jemi me një prezencë të shtuar në Kosovë dhe i jemi bashkuar politikës së NATO për forcimin e krahut lindor të saj. Për shkak të agresionit rus është e rëndësishme që të forcohet krahu lindor. Ne do të jemi prezent edhe në Bullgari, këtë vendim e kemi marrë disa ditë më parë.

Pse lindi nevoja që Shqipëria të kërkojë raketa antitank? A lidhet me konfliktin dhe luftën që po bëhet në Ukrainë.
Peleshi: Ka qenë e planifikuar më parë, para se të fillonte rreziku, agresioni. Nuk ka lidhje direkt me agresionin. Por agresioni rus në Ukrainë na ka vënë para një fakti që është shtimi i përpjekjeve dhe buxheteve për modernizimin e forcave të armatosura. Në mos ky projekt, projekte të tjera kanë lidhje me agresionin.

Loading...