Këshilli Kombëtar i zgjedhur në Kuvendin e 30 Prillit do të mblidhet ditën e nesërme për të zgjedhur anëtarët e Kryesisë së PD-së, si dhe sekretarin e Përgjithshëm, nënkryetarët dhe sekretariatet e partisë.
Sipas statutit të PD, është kryetari ai që propozon kandidatët për anëtar të kryesisë dhe më pas është Këshilli Kombëtar që i voton.
Burimet për mediat bëjnë me dije se kandidatë për nënkryetar të Partisë Demokratike janë deputetët Agron Shehaj, Oerd Bylukbashi, Belind Këlliçi dhe Luçiano Boçi.
Oerd Bylykbashi e pranoi kandidimin për nënkryetar që mbrëmjen e djeshme gjatë një emisioni televiziv.
Loading...