Ndërron jetë ish-presidenti Bujar Nishani. 

Ish-Presidenti i Republikës, Bujar Nishani, ka ndërruar jetë, pasi prej muajsh ishte i shtruar rëndë në një spital në Gjermani dhe kaloi në vdekje klinike pa mundësi rikthimi.

Sipas burimeve kanë qenë mjekët, të cilët kanë sugjeruar eutanazinë si zgjidhje përfundimtare dhe aparaturat i janë hequr.

Vetë familja e Nishanit ka udhëtuar për në vendin evropian, për të dhënë pajtimin e tyre.

ituata shëndetësore e ish-kreut të shtetit u rëndua pas infektimit të tij me COVID-19 dy muaj më parë. Ai vuante nga një sëmundje autoimune në mëlçi dhe nuk arriti t’i tejkalojë pasojat që virusi famëkeq i ka lënë në organizëm.

Fillimisht, Nishani u shtrua në Senatorium dhe pas rehabilitimit të tij fillestar, ai u rikthye në spital për shkak se simptomat post-COVID e patën lënë me shenja pneumonie në mushkëri.

Gjendja e tij u stabilizuar për pak kohë. Por, më pas, ajo u përkeqësua.

Më 23 prill, ai u nis drejt Gjermanisë për mjekim e tashmë, nuk ka më kthim prapa.

Bujar Nishani ka lindur më 29 shtator 1966 dhe mandatin presidencial, ai e mori me fillim në 24 korrik 2012 dhe e përmbylli më 24 korrik 2017.

Loading...