Gazetari zbulon të pathënat e shpëtimit të policit që ra në humnerë

Gazetari Artan Hoxha ka zbuluar detaje nga shpëtimi pas 12 orësh me helikopter të efektivit të policisë Rrok Frroku në Shosh të Dukagjinit pasi ai ra në humnerë teksa kërkonte për një parcelë hashashi në zonë.
Sipas tij, ishte helikopteri i KFOR-it që erdhi nga Kosova ai i cili nxori nga humnera policin e Shqipërisë dhe jo mjetet e Shqipërisë.

Mësohet se polici kishte shkuar për të verifikuar një zonë ku Guardia di Finanza kishte të dhëna se kishin mbjellur kanabis. Teksa shkonte atje, ai ra në një greminë dhe pësoi dëmtime të shumta, ndërkohë që ndejti për 12 orë aty.

Shkruan Artan Hoxha:

Kishte shkuar pas sinjalizimit te helikopterit te Guardia di Finanza per parcela me kanabis.

Shpesh here Ministria e Brendeshme dhe Policia e Shtetit kane ekspozuar ne parada apo panaire te ndryshme ne “Bulevardin Deshmoret e Kombit”, teknologjine qe zoterojne ne luften kunder krimit. Ku sidomos krenoheshin me drone te permasave te ndryshme dhe distancave te medha te kontrollit mbi territorin, me helikoptere monitorimi nga ajri, madje dhe me avionin e Guardia di Finanza, qe zbarkon ne Rinas çdo vit ne maj dhe largohet ne shtator.

Per shkak te punes dhe sidomos per shkak te kultivimit te kanabisit, me eshte dashur te shkel çdo cep te territorit te ketij vendi.

Ku padyshim zona e Dukagjinit eshte nje nga zonat me te thella dhe me te veshtira per t’u kontrolluar nga toka. Sidomos njesite administrative, Shosh, Pult, Temal, kane zona te thella ku pothuaj çdo vit kultivohet kanabis dhe jane gari te paarritshme nga toka.

Keto zona te thella, te perfshira ne harten e rriskut te kultivimit te kanabisit, duhet te monitorohen separi me dron, helikopter apo avion nga ajri, dhe vetem kur konstatohen siperfaqe te mbjella, te dergohen trupa ne terren.

Kete vit ndryshe nga vitet e fundit, Guardia Di Finanza nuk ka sjelle ne Shqiperi avionin e specializuar per monitorim nga ajri, por ka sjelle nje helikopter te paisur me teknologji monitorimi i cili eshte praktik ne kontrollin e hollesishem te terrenit.

Gjate nje fluturimi nga ajri te helikopterit italian te Guardia di Finanza eshte verejtur nje zone e kuktivuar me kanabis ne zonen e Shoshit.

Ne baze te kordinatave qe ka dhene helikopteri i italian policia e Shkodres ka nisur trupa ne terren per verifikim.

Per kete shkak, nenkomisar Rrok Frroku eshte ndodhur dje ne mesdite ne zonen malore te Shoshit, per te monitoruar neper shtigjet e thepisura ate qe kishte konstatuar helikopteri italian.
Por per fat te keq nenkomisari Frroku ka mbetur per 12 ore ne nje zone te thepisur i rrezuar ne humnere dhe per me shume se 24 ore nuk eshte bere e mundur transportimi i tij, drejt Tiranes, edhe pse i eshte ofruar ndihme mjekesore me mjeke te spitalit te Shkodres.

Njesia e RENEA-s qe ka shkuar ne zone e ka patur te pamundur transportimin e nenkomisarit pasi terreni i thyer nuk lejonte levizjen me barrele. Ne keto kushte eshte kerkuar ndihme nga ajri.
Helikopteri i shendetesise ka shkuar prane vendit te ngjarjes, por nuk ka patur mundesi te ulet per shkak te terrenit.

Me pas eshte derguar helikopteri i madh i forcave speciale RENEA, MI-8, por as ai nuk ka patur mundesi te ulet. Ne keto kushte sot ne mesdite, rreth ores 13:30, nje helikopter i specializuar per operacione kerkim-shpetimi i KFOR-it te Kosoves, ka ardhur ne ndihme te policise Shqiptare.

Helikopteri i ardhur nga Kosova ka bere te mundur transportimin e nenkomisar Frrokut dhe te nje efektivi tjeter te policise, qe po ashtu eshte demtuar dhe nuk mund te transportohej me tej ne rruge tokesore.

Loading...