Konsulli grek gjendet i vdekur në hotel, kaloi natën me dy femra

Një ngjarje e rëndë është raportuar në Karakas të Venezuelës, teksa konsulli grek është gjetur i vdekur në dhomën e hotelit ku banonte.

Shenjat e para tregojnë se vdekja mund të ketë ardhur nga shkaqe patologjike por nuk perjashtohet mundesia e nje akti kriminal.

Policia ka marrë në pyetje dy femrat që kishin shoqëruar konsullin Angjelos Haritos 55 vjeç mbrëmjen e djeshme.

Ata kanë dëshmuar se 55 vjeçari kishte konsumuar alkool dhe se kishte ndjerë dhimbje në gjoks.

Konsulli u gjet i vdekur në hotel Altamira Suites në Karakas të Venezuelës.

BalkanWeb

Loading...