C’po ndodh pas më shumë se 1 muaji mes Endri Priftit dhe ish-bashkëshortes

Vijojnë problemet mes këngëtarit të njohur Endri Prifti dhe ish-bashkëshortes së tij, Anjeza Kolevica. Gjithçka nisi më shumë se një muaj më parë, kur artisti bëri një denoncim për grabitjen e shtëpisë nga ana e ish-bashkëshortes.

“Padrejtësisë, unë do ia gjej drejtësinë deri në fund dhe prandaj iu drejtova tek emisioni juaj që godet padrejtësitë. Kisha një martesë, në 2007-ën, u martova për herë të dytë dhe blemë një shtëpi të cilën e vendosa në emër të gruas dhe pas 1 viti-2 vitesh bëmë divorcin. Në gjyqin e divorcit të zgjidhjes së martesës, ne ramë dakord që ish-bashkëshortja të merrte të gjitha orenditë e shtëpisë dhe unë do të vazhdoja të paguaja kredinë për 12 vjet që kishin mbetur, a 11 sa ishin… Nga 500-600 euro çdo muaj, të cilën unë e vazhdova dhe e kreva për 11 vjet. Vitin e fundit me një manipulim, ish-bashkëshortja pagoi kesh diferencën që kishte mbetur, rreth 13 mijë-14 mijë euro, ndërkohë që unë kisha paguar 75 mijë euro. Çdo muaj, me emrin tim, me firmën time të gjitha këto. Kur kemi marrë shtëpinë kemi qenë të martuar. Kur vija të paguaja në bankë se ka paguar dhe im vëlla, Stefi shumë për 2 vjet këste. Mbi 11 mijë euro ka paguar Stefi, i thoshim asaj drejtoreshës së bankës: Moj, se këto para mos na ikin në ndonjë vend tjetër. “Nuk ka shanse që t’i marrë njeri tjetër kur ti firmos vetë dhe derdh vetë”. Për të drejtën nuk kam turp fare që të gjithë që shikoni këtu, unë dua që të shpallet e vërteta, nuk më vjen fare rëndë sepse ndryshe do të thonë se ky është budalla po të mos thuash të vërtetën”, deklaroi ai.

Ky denoncim nuk u prit mirë nga ish-bashkëshortja e këngëtarit dhe u pasua me një reagim të ashpër dhe me akuza të rënda ndaj Priftit. Ndërsa, ky i fundit teksa u pyet në lidhje me akuzat e bëra nga ish-bashkëshortja, zgjodhi që me qytetari t’i qëndrojë denoncimit që ai ka bërë duke ia lënë në dorë institucioneve dhe duke mos bërë asgjë koment më shumë për sa i përket ish-bashkëshortes.

“Unë nuk dua të them asnjë koment, unë i prisja. Unë kam një djalë me të që e kam si jetën time dhe nuk dua të them asgjë sikur një mijë të zeza të ketë ajo mbi kurriz. Nuk dua të them asgjë sepse është nëna e djalit tim. Ua kam lënë institucioneve në dorë”, u shpreh më pas Endri.

Ndërkohë, sot pas më shumë se një muaji këngëtari duket se ia lënë në dorë institucioneve. I ftuar në “ABC e Mëngjesit”, Endri zbuloi se aktualisht është akoma në proces gjyqësor dhe ka paralajmëruar se kush cënon ta vjedh atë, do të përfundojë në burg.

“Unë s’di të gënjej asnjëherë. Unë di të them akoma të vërtetën. Kush cënon të më vjedhë mua do të përfundojë në burg. Ekziston Reforma në Drejtësi. Jam akoma në process gjyqësor”, tha Prifti./abcnews.al

Loading...