Kreu i strategjisë së vaksinimit të EMA (Agjencia Europiane e Barnave), ka deklaruar se lija e majmunit nuk është një emergjencë shëndetësore. Marco Cavaleri tha se EMA po siguron mundësitë e parandalimit, por edhe trajtimit nëse është e nevojshme.
“Një pikë kyçe për linë e majmunëve është se ne po veprojmë paraprakisht, për të siguruar mundësitë e parandalimit dhe trajtimit nëse është e nevojshme. Kjo nuk është një emergjencë e shëndetit publik për momentin”, tha Marco Cavaleri.
Ndër të tjera ai tha se shumica e pacientëve kanë pasur simptoma të lehta dhe janë shëruar pa trajtim.
“Edhe pse shpërthimi i lisë së majmunëve është i pazakontë, është qetësuese që shumica e pacientëve kanë pasur simptoma të lehta dhe janë shëruar pa trajtim. Është një virus jashtëzakonisht i ndryshëm nga Sars-Cov-2, duke u nisur nga fakti se nuk transmetohet lehtë mes njerëzve”, theksoi Cavaleri.