Turistët bien në kanionin e Gjipesë, ja ç’ndodh me ta

Himarë– Tre turistë janë shpëtuar ditën e sotme pasi kishin ngecur në Gjipe të Himarës.

Forcat e shpëtimit të policisë së Himarës u nisën drejt vendit ku kishin ngecur turistët duke bërë të mundur shpëtimin e tyre.

Një prej turistëve pësoi dëmtime pas koke dhe ka fraktura të lehta. Sipas policisë, ajo po transportohet me autoambulancë për në spitalin e Himarës.

Ky nuk është rasti i parë që në Shqipëri lëndohen, zhduken apo vriten turistë.

Loading...