Një vatër zjarri ka shpërthyer në ishullin e Sazanit këtë të dielë. Bëhet me dije se zjarri ka nisur që prej orëve të para të mesditës dhe vijon ende.
Në vendngjarje kanë shkuar forcat e ushtrisë dhe punonjës nga Agjencia e Zonave të mbrojtura, të cilët po punojnë për neutralizimin e flakëve.
Zjarri ka mundur të djegë një sipërfaqe të konsiderueshme me shkurre. Nuk dihen ende shkaqet e rënies së zjarrit në ishull.
Loading...