Kopshti Zoologjik ka dy ditë që ka hapur dyert për të mirëpritur qytetarët dhe fëmijët.
Menjëherë pasi u hapën dyert shumë qytetarë vizituan Kopshtin Zoologjik dhe panë nga afër kafshët dhe shpendër e shumtë që janë në këtë kopsht.
Mirëpo si duket jo të gjithë janë entuziastë dhe dashamirës ma kafshë. Në media po qarkullon një video ku shihet një burrë rreth 30-vjeç që qëllon me gurë nga rruga tigrin dhe luanin.
Një gjest i shëmtuar nga ku marrin shembull edhe fëmijët më të vegjël. Nuk është vetëm kjo të tjerë vizitorë, i kanë shkulur dhëmbët disa instilacioneve të vendosura si simbol i kafshëve të zhdukura, duke treguar një mungesë të theksuar kulture dhe edukate.
Loading...