Një muzikant grek, Dimitris Petris, i ka dhënë fund jetës në moshën 75-vjeçare, duke u vetëhedhur nga ballkoni i banesës së tij në zonën e Volos.
Mediat greke raportojnë se kur ambulanca mbërriti në vendngjarje, e kanë konstatuar atë pa shenja jete.
Në dorë atij i është gjetur një kryq, që e mbante shtrënguar., ndërsa në ballkon është gjetur një karrige që mendohet se e ka përdorur për tu hedhur.
Mësohet se i moshuari prej kohësh vuante nga probleme të rënda të shëndetit, ndërsa përballej me sëmundjen e kancerit.
Sipas mediave vendase, ai ishte një nga saksofonistët e parë në Greqi.
Drejtoria e Policisë së Volos ka nisur të marrë dëshmi për shkaqet dhe rrethanat e sakta të vdekjes së tij dhe ka urdhëruar ekspertizën mjeko-ligjore.