Bleona Qerreti reagon e revoltuar në rrjetet sociale ndaj të riut që dhunoi qenin

Bleona Qerreti ka reaguar e revoltuar në rrjetet sociale në lidhje me një video tashmë virale, ku një i ri dhunon një qen.

Videoja tregon një të ri, i cili ka lidhur qenin me tel nga qafa dhe e rrotullon në ajër. Qeni shihet i tronditur dhe i frikësuar, teksa përpiqet të largohet nga i riu.

Menjëherë ka reaguar edhe këngëtarja Bleona Qerreti, e cila përmes një statusi në Instastory, i bën thirrje policisë ta gjejë dhe ta dënojë këtë kriminel, duke sugjeruar gjithashtu “dënimin” që do i jepte vetë ajo.

“Të gjithë duhet të mobilizohemi ta gjejmë kush është ky qelbësirë! Ky kriminel duhet të dënohet! I lutem mediave, policisë së shtetit ta gjejë këtë kriminel- Unë personalisht do ta lidhja për qafe dhe do ta rrotulloja në ajër në të njëjtën mënyrë që ta kuptojë çfarë ka bërë!”- thuhet në statusin e plotë të Bleona Qerretit.

Kujtojmë se gjatë ditës së sotme ëshët shënuar një tjetër rast dhune ndaj kafshëves, kësaj here në Kopshtin Zoologjik, i cili u hap pak ditë më parë. Një qytetar mbi të 30-at qëllon me gurë, nga rruga, tigrin dhe luanin.

Një gjest aspak i bukur, që bëhet në sy të fëmijëve që vizitojnë kopshtin. Kanë qenë të shumta komentet në rrjetet sociale të qytetarëve të Tiranës që kanë dënuar masivisht këtë sjellje.

Loading...