Një makinë në Kavajë ka shpërthyer teksa ishte në një garazh.
Si pasojë e shpërthimit janë dëmtuar edhe qepenat e garazhit.
Sipas burimeve, bëhet me dije se policia dhe zjarrëfikësja janë në vendin e ngjarjes.
Po sipas burimeve, dyshimet e para janë që shkak të ketë qenë një shpërthim me tritol.
Makina me targat AB 299 DM ka qenë e parkuar pranë tregut Industrial të qytetit.
Fatmirësisht si pasojë e shpërthimit nuk ka pasur viktima apo të lënduar në njerëz
Loading...