Gazetarja e kronikës Klodiana Lala: ‘Këto janë tre grupet kriminale, janë bërë bashkë dhe po godasin të tjerët, kjo do të çojë në gjakderdhje të mëdha’

Gazetarja e kronikës Klodiana Lala u shpreh mbrëmjen e sotme se mes disa grupeve kriminale në vend po ndodh një betejë e ashpër. Grupe që janë të fuqishëm në zonën e Niklës, Shijakut dhe Shkodrës.
Sipas saj, disa grupe kriminale janë shkrirë në një, duke krijuar një “konglomerat” kriminal dhe kjo do të çojë në gjakderdhje të mëdha. E ftuar në “Open”, Lala tha se prej këtij grupimi ka ardhur dhe vrasja e vëllait të një ish-deputeti në Lezhë.

“Janë një grup nga Fushëkuqja, një nga Lezha dhe një nga Shijaku që janë bërë bashkë dhe po godasin nga dy drejtime. Ata po godasin në Shkodër nga ku besohet se erdhi vrasja e Aleksandër Ndokës, vëllait të ish-deputetit Arben Ndoka, dhe më andej me grupin e Niklës, nga besohet se erdhi dhe vrasësi.

Po flas sepse kam parë dokumente që provojnë çka po ndodh nën rrogoz. E them këtë sepse nëse në veri dikush do vritet për motivet e hakmarrjes dhe më pas ngatërrohet me gjakmarrjen, do të krijohet një sagë që s’dihet ku do të përfundojë. E vetmja mënyrë është që shteti të ndërhyjë pasi do të derdhet gjak”, është shprehur gazetarja Klodiana Lala.

Loading...