Rigels Rajku, ose i njohur nga të gjithë si Noizy ka qenë kryefjala e mediave 24-orët e fundit.
Kjo për shkak të sherrit të bujshëm me reperin Kleviol Ahmeti dhe ngjarjet që pasuan më pas. Mirëpo përpos këtij skandali, reperi ka edhe një karrierë artistike të suksesshme.
Deri më tani ai ka publikuar një sërë bashkëpunimesh, teksa pritet të lançohen projekte të reja. Së fundmi, ai bëri me dije bashkëpunimin e tij me Xhensila Myrtezajn. Këtë lajm e bënë të ditur dy artistët me anë të një fragmenti të shkëputur nga klipi i tyre i ardhshëm në rrjetin e tyre social, Instagram.
Të shumta ishin reagimet, por ajo çfarë ra në sy ishte komenti i partnerit të Xhensilës, Bes Kallakut. Sigurisht reagimi i aktorit ishte shumë original, me humorin që e karakterizon.
“Pas kësaj këngë, Noizy edhe një bashkëpunim me Ijen, por profil Gangsta,”- shkruan Besi duke e shoqëruar me disa ikona duke qeshur.
Ju kujtojmë që në orët e para të mëngjesit të sotëm Noizyt iu vendos tritol në ambientet e lokalit të tij. Si pasojë e shpërthimit ka vetëm dëme materiale, ndërsa sipas policisë ngjarja ka ndodhur në orën 04:24 minuta në një butik të marrë me qira që rezulton në emër të babait të Noizyt.