Fieri ofron një potencial të vërtetë për zhvillimin e turizmit

Me 18 km vijë bregdetare ende për t’u shfrytëzuar, rreth 21 monumente kulture për t’u vizituar dhe me sitin e rëndësishëm Arkeologjik të Apolonisë, Fieri ofron një potencial të vërtetë për zhvillimin e turizmit.

Në stinën e verës plazhet ranore me shtrirje të konsiderueshme të ofrojnë qetësi dhe argëtim në të njëjtën kohë.

18 km në perëndim të qytetit të Fierit, shtrihet plazhi i Semanit, me gjatësi 7 km. Pjesë vijës bregdetare të Fierit janë po ashtu edhe plazhi i Darzezës 13.7 km, plazhi Ndërnënas 8 km, dhe plazhi Pish Poro 9.5 km.

Ndërkohë gatimet tradicionale me prodhime vendase dhe çmime të përballueshme mbeten joshja e vizitorëve.

Për dashamirësit e turizmit të kulturës, Apolonia mbetet grishja kryesore në çdo stinë. Si një nga sitet më të mëdhenj të Shqipërisë, por edhe një nga qytetet më të mëdhenj në botën antike, ajo është një nga vlerat e perlat e trashëgimisë tonë arkeologjike.

Zbatimi i programit “100 fshatrat”, do t’i japë një tjetër implus zhvillimit të turizmit të qëndrueshëm rural me impakt të drejtpërdrejtë ekonomik.

Pojani, Libofsha dhe Cakrani janë tre fshatrat e përzgjedhur në kuadër të projektit “100 fshatrat” për bashkinë e Fierit./atsh

Loading...