Deputeti i PD përjashtohet nga seanca, ja ‘dënimi’ i marrë ndaj tij

Deputeti i PD, Edmond Spaho është përjashtuar nga seanca plenare e ditës së sotme në Kuvend pas fjalës së tij e cila ngjalli “acarim” në anën e socialistëve të cilët i quajti “bastardë”.

Ermonela Felaj kërkoi që Spaho të kërkonte falje për fjalën e thënë dhe më tej tha se ky i fundit nuk e meritonte të ishte pjesë e seancës në Kuvend.

Përveç përjashtimit nga seanca, ndaj tij u mor edhe nëj masë tjetër financiare, e cila përkthehet në mos-marrjen e pagës së një dite.

“Kjo ka zgjidhje vetëm protestat. Nëse do të vijojmë këtu asgjë nuk do të ndryshojë.

Nëse në vendet e tjera do bien çmimet pas gjashtë muajve kjo nuk do të ndodhë.

Duhet të ngrihemi në protesta e ti rrëzojmë. Këto marrin vesh vetëm me këtë gjuhë.

Nuk ka gjuhë tjetër që shkon me këta bastardë”, tha Spaho më herët.

Loading...