Fjalët e fundit të autorit drejtuar Nevila Pjetrit! Dëshmitari rrëfen ngjarjen: Erdhi në banesë i gjakosur, në duar mbante…

Një kamera sigurie filmoi momentin kur Daniele Bedini shkoi me makinën e tij tip Forino në bregdetin e Marinella di Sarzana dhe ekzekutoi me armë zjarri prostitutën shqiptare, Nevila Pjetri. Teksa kanë kaluar disa ditë nga ngjarja dhe autori i dyshuar është vënë në pranga, detaje të reja dalin në dritë.
32-vjeçari e ka mohuar vrasjen e shqiptares dhe transgjinores, Camilla, ndërsa në gjyq ka qëndruar i heshtur por provat e hetuesve e lidhin drejtpërdrejt me krimet e rënda.

Sipas rezultateve të autopsisë 43 vjeçarja trangjinore, e cila u gjet e vdekur 24 orë pas Nevila Pjetrit, rezulton se është ekzekutuar me dy plumba në anën e majtë të kokës. Ndërsa shqiptarja me tre plumba në kokë.

Bedini raportohet se e mori me makinë 35-vjeçaren shqiptare në zonën ku prostituohej mbrëmjen e së shtunës dhe më pas e ka sjellë rreth orës 01:15 të mëngjesit të së dielës.

Ishin dy emigrantë afrikano veriorë që njoftuan policinë për një burrë që hodhi një trup të pajetë buzë një përroi.

“Të të bëhet mirë”, ishin fjalët që ata dëgjuan nga burri që braktisi trupin e pajetë të gruas.

Formalisht dosjet e dy vrasjeve mbeten të ndara por hetuesit dyshojnë se të dy janë ekzekutuar nga Bedini.

Ndërkohë mësohet se në shtëpinë e tij janë gjetur dokumente të transgjinores bashkë me disa sende personale të viktimës.

Një kamera sigurie ka filmuar autorin e dyshuar duke u ngjitur në një tarracë për të hyrë në shtëpi. Ai mban veshur një bluze dhe duke shumë i shqetësuar.

Ai del nga banesa vetëm gjysmë orë më vonë dhe largohet me makinë.

Një dëshmitar kyç, identiteti i të cilit nuk bëhet i ditur por që mësohet se është mik i autorit të dyshuar, ka rrëfyer se Bedini shkoi në banesën ne tij rreth 2-3 orës pas vrasjes së Nevilës.

“Ai trokiti në derën e shtëpisë, e hapa dhe ishte i tronditur, qante. Mbante veshur një bluze të njollosur me gjak. Vura re se mbante dokumente të një gruaje (që mendohet se janë të Nevilës). Kur e pyeta se përse i kishte rrobat me gjak më tha se ishte zënë me një djalë. Ai më tha se kishte ardhur për të marrë nje bluze”, u shpreh dëshmitari.

Ndërkohë mbeten ende të paqarta arsyet e ekzekutimit të shqiptares dhe transgjinorit.

Loading...