Dëborë në Sarandë,Delvinë dhe Gjirokastër

Dita e sotme e ka gjetur jugun e Shqiperisë të mbuluar me dëborë.
Mëngjesin e sotëm temperaturat shënuan -2 gradë celcius në qytetin bregdetar të Sarandës, duke sjellë edhe reshjet e para të dëborës.

Në Sarandë për herë të fundit ka rënë dëborë në janar të vitit 2017.

Sipas IGJEUM reshjet do jenë në formë dëbore deri në lartësinë 600 metra mbi nivelin e detit.

Reshjet e dëborës kanë nisur dhe në Gjirokastër e Delvinë. Ndërkohë temperaturat e ulta kanë përfshirë gjithë vendin. Në ditët e ardhshme shqetësimi është se temperaturat do të jenë negative edhe gjatë ditës.

Vlerat më të ulëta që pritet të jenë të paktën në pjesën urbane të zonës lindore të vendit do të jetë – 15 gradë celcius, në orët e ditës nuk do i kapërcejë +5 gradë celcius dhe gjatë natës do të variojë -4 në -5 gradë celcius.
Në ditë të veçanta mund të zbresë dhe deri në -7 gradë celcius.

Loading...