Anxhela Peristeri është një nga këngëtaret më të njohura në Shqipëri, teksa një deklaratë e saj e fundit po bën xhiro në rrjet.
E ftuar në një emision televiziv, ajo tha se do të donte të përfaqësonte Greqinë në Eurovizion, pasi i njeh kulturën.
Anxhela është rikthyer pas në kohë dhe ka thënë se do ta provonte sërish një eksperiencë tjetër të bukur në Eurovision.
“Do përfaqësoja vetëm Greqinë se e njoh kulturën dhe kam jetuar atje. Edhe pse kënga ime u orkestruar nga një kompozitor grek, nuk ka patur bisedime.
Por do më pëlqente”, tha ajo. Anxhela tha se nuk është aspak e pasur, teksa u shpreh se ka ende kredi të pashlyer në bankë.
Loading...