Kështu media serbe “Sputnik” i ka kushtuar një hapësirë takimit të dy liderëve, ndërsa ka cituar shkrimin e shpërndarë në rrjetin social të shefit të qeverisë shqiptare, Edi Ramës.
Mes tjerash media serbe shkruan se ky takim është i pari për këtë vit, ndërsa një veprim i tillë sipas saj, vjen fill pas nënshkrimit të marrëveshjes së kreut të ekzekutivit të Kosovës, Ramush Haradinaj me Edi Ramën që s’do të këtë më barriera doganore mes të dyja vendeve.
Gjithashtu “Sputnik” ka cituar edhe shkrimin që mbante fotoja e shpërndarë nga kryeministri Rama: “Qoftë Viti i Shqipërisë, Kosovës dhe krejt shqiptarisë🇦🇱👐🇽”, shkroi Rama./Balkanweb
Loading...