Historiani Arben Llalla: “Po përgatitet “Kaçifas 2”

Konstandin Kaçifa, minoritari nga fshati Bularat në Dropull i cili u v.ra nga RENEA në tetor të 2018-ës, pasi qëll.oi me ar.më zj.arri policinë lokale të Gjirokastrës, duket se ka nxitur të tjerë elementë ekstr.emistë në zonën e minoritetit.

Historiani Arben Llalla ngre alarmin duke thënë se persona të tjerë të minoritetit grek në Shqipëri po përgatiten për sul.me të ngjashme me ar.më si ngjarja e rë.ndë e Bularatit.

Në një përgjigje për ministrin e Jashtëm grek, historiani e akuzon atë se është shteti fqinj që financon të tillë persona për të kryer provokime ndaj shqiptarëve.

Sipas Llallës, organizata terr.oriste MAVI, përgjegjëse për mas.akrën e Peshkëpisë në Gjirokastër ku 7 persona të ar.matosur hynë nga Greqia në territorin shqiptar në 10 prill të 1994-ës, dhe vr.anë në befasi ushtarin Arsen Gjini dhe kapitenin Fatmir Shehu, janë aktivizuar sërish.

Për ta ilustruar edhe më fort pretendimin e tij, Llalla poston një foto në Facebook ku duket një person që ka fotografuar bluzën me mbishkrimin MAVI dhe një ar.më auto.matike mbi të.

Postimi i Arben Llallës në Facebook:

Ministri plotësues i Jashtëm i Greqise, Jorgos Katrougalos, rideklaron të njëjtën fjali prej kaq kohësh për marrëdhëniet greko-shqiptare që na janë ftohur pas vrashes së terr.oristit grekofon Kostandinos Kacifas. Ne i themi Jorgos Katrougalos se mund të kemi Kacifën 2, 3, e me radhë, sepse është Greqia dhe sigurimi grekë që nxit të rinjtë grekofon që të provokojnë Shqipërinë dhe shqiptarët.

I themi Ministri plotësues i Jashtëm i Greqise, Jorgos Katrougalos, se një tjetër i ri grekofon rreth 35 vjeç nga Dropulli po përgatitet psikologjikisht që të dali kamikaz si Kacifas, është edhe një tjetër rreth 65 vjeç grekofon që dëshiron fatin e Kacifas. Si do tja bëjmë tani për këta të çme.dur dropullit që frymëzohen nga nazistët e Agimit të Artë?

Kjo bluze tregon riaktivizimin e organizatës terr.oriste greke MAVI. Personi dihet tashmë, nga çorapet…Greqia çfarë bënë për t’i ndalur këta grekofon të çem.endur që vijnë tek shtëpia jonë shqiptare dhe kërkojnë t’na çnderojnë? Kacifas 2 është gati rreth 35 vjeç, por edhe RENEA duhet të jetë gati…/Shqiptarja

Loading...