TIRANË- Ministrja Elisa Spiropali ishte pjesë e stafit të Kryeministrit Edi Rama gjatë vizitës në Ukrainë.
Në media dhe rrjete u diskutua se përse ajo u ndërrua 3 herë në Ukrainë kur kishte shkuar në një vend lufte.
Sot Spiropali u ka kthyer përgjigje të gjithë atyre që komentuan ndërrimin e veshjeve të saj.
E ftuar në një emision televizin ministrja tha se ai udhëtim ka qenë shumë i gjatë, dhe se ndërrimi i kostumeve ishte akt higjenik.
Nisida Tufa: Ju jeni njohur dhe me disa lajme shpërndarë në disa portale të ndryshme ku vihet në pah, veshja juaj. Keni një koment për këtë?
Spiropali: Unë e fal padijen, por jo ligësinë. Dhe keqardhje e madhe për mënyrën sipërfaqësore sesi disa njerëz, disa portale, e pasqyrojnë përfaqësimin e Shqipërisë aty, sidomos për një anëtare te delegacionit, grua. Ne ishim 24 orë në tren, dhe mbi të gjitha ishte një akt higjenik për të gjithë anëtarët e delegacionit, por sigurisht ne gratë merremi më shumë. U munduam aty të tregonim dinjitetin e Shqipërisë, atë që ka bërë dhe do të bëjë, dhe atë që meriton Ukraina. Nuk kam asnjë koment tjetër se të them të drejtën ligësia më duket qesharake#, deklaroi Spiropali.