Një i moshuar me origjinë nga Britania e Madhe është arrestuar ditën e sotme në Greqi, pasi u kap duke fotografuar fëmijët me rroba banje në një plazh të Santorinit.
I moshuari u pikas nga prindërit e fëmijëve duke i fotografuar ata pa u marrë lejë, gjë që në shtetin helen është e paligjshme.
Burri arriti t’ia mbathte nga plazhi pasi vuri re praninë e policisë, por pas disa orësh kërkimesh në zonën përreth plazhit policët arritën ta prangosin.
Ai akuzohet për sjellje perverse dhe pedofili.
Loading...