Një ak.sident i rëndë ka ndodhur mbrëmjen e sotme në aksin rrugor Elbasan – Peqin.
Një automjet i drejtuar nga A. M., 42 vjeç, banues në Kuçovë, mësohet se ka përplasur një motor.
Për pasojë ka ndërruar jetë drejtuesi i motorit, i identifikuar si Evis Matraxhiu, 27 vjeç banues në fshatin Vidhas.
Policia e cila ka shkuar në vendin e ngjarjes, ka shoqëruar drejtuesin e dyshuar si shkaktar i aksidentit, ndërsa po punon për zbardhjen e shkaqeve dhe rrethanave të këtij aksidenti.
Loading...