Deputetja e Partisë Demokratike, Flutura Açka, ka reaguar pas statusit të bërë nga kryeministri Edi Rama ditën e djeshme, ku zbuloi se kishte zhvilluar një bisedë me kryeministrin e Maqedonisë së Veriut Dimitar Kovaçvski dhe presidentin e Serbisë, Aleksandër Vuçiç dhe la të paqartë pjesëmarrjen e Shqipërisë në samitin e BE-së në Bruksel.
Përmes një postimi në “Facebook”, Açka ka “shpërthyer” ndaj kryeministrit dhe ka kërkuar dorëheqjen e tij: “Kush je ti që i jep të drejtë vetes të mos paraqitesh në Samitin e ardhshëm të Bashkimit Europian në data 23-24 në Bruksel, kushtuar veçanërisht Ballkanit Perëndimor?
Ti je veç një ofiqar i lartë i shqiptarëve, që je aty me vota të vjedhura, të blera, të grabitura, gjë e njohur botërisht tashmë. Kë shqiptar pyetje në duhet të shkosh në Bruksel, apo jo? Nëse nuk do të shkosh në Bruksel – fundja ç’e do ti Brukselin kur ke Surrelin! – jep dorëheqjen! Kështu bëjnë shtetarët europianë kur dalin mbi dëshirat e popujve të tyre.”
Sipas deputetes kryeministri Rama e di mirë se lidhja e Shqipërisë me RMV për hapjen e negociatave është thjesht një pretekst nga europianët që përdorin kundër regjimit të tij të korruptuar.
Ajo thekson se nuk është e vështirë për Europën që ta ndajë Shqipërinë nga Maqedonia e Veriut, mirëpo nuk e bën pasi nuk dëshiron që këtë gjë Rama ta përdorë për propagandë dhe jo për të përmirësuar jetën e shqimtarëve të varfër.
Postimi i plotë:
Çetat e Ballkanit tuj tregu munxët Europës
Ç’e do Brukselin kur ke Surrelin!
Zoti Kryeministër!
Kush je ti që i jep të drejtë vetes të mos paraqitesh në Samitin e ardhshëm të Bashkimit Europian në data 23-24 në Bruksel, kushtuar veçanërisht Ballkanit Perëndimor?
Ti je veç një ofiqar i lartë i shqiptarëve, që je aty me vota të vjedhura, të blera, të grabitura, gjë e njohur botërisht tashmë. Kë shqiptar pyetje në duhet të shkosh në Bruksel, apo jo?
Ti the se u këshillove për këtë vendim me Maqedoninë e Veriut dhe me Serbinë, dhe shpotite se nuk ia vlekërka të shkosh në Bruksel. Me Vuçiçin? Prostitutën gjatovine të Rusisë? Me Vuçiçin ti vendos në duhet të paraqitemi ne shqiptarët në Europë?
Ti e di më mirë se secili prej nesh, se Shqipëria e lidhur me Maqedoninë e Veriut për hapjen e negociatave me Bashkimin Europian, është vetëm një preteks që Europa përdor kundër regjimit tënd të korruptuar skajshëm.
Nuk është fare e vështirë për Europën ta ndajë Shqipërinë nga Maqedonia e Veriut për të nisur negociatat, por nuk e bën, sepse e di që ti do ta përdorësh vetëm për propagandë dhe jo për të përmirësuar jetën e atyre mijëra të varfërve që prodhon përditë magjeja e politikës tënde neofashiste, piruetat e narkoshtetit t?nd dhe hargalisja mbi terrene të brishta gjeopolitike ku ecim në të gjithë bashkë si shqiptarë.
Nëse nuk do të shkosh në Bruksel – fundja ç’e do ti Brukselin kur ke Surrelin! – jep dorëheqjen! Kështu bëjnë shtetarët europianë kur dalin mbi dëshirat e popujve të tyre.