Itali/ Menaxheri shqiptar i diskos, nxjerr armën dhe kërcënon klientët

Një ngjarje e rëndë është regjistruar mesnatën e së dielës në një diskotekë të njohur në Bisceglie ku për pak u shmang tragjedia nga rojet e sigurimit.

Mediat italiane shkruajnë se menaxheri i diskos, një 35-vjeçar shqiptar pak më parë kishte pasur një sherr brenda lokalit me klientët e tjerë.

Kështu ai u largua, mori armën dhe u kthye në vend për t’u hakmarrë.

Policia ka shkuar në vendin e ngjarjes dhe ka detyruar shqiptarin të hidhte armën dhe më pas ta bllokonte para se t’ia dorëzonte karabinierëve, të cilët e identifikuan dhe e arrestuan.

Loading...