Tërmeti në Jug – Reagon Ministria e Mbrojtjes(detaje)

Ministri i Mbrojtjes ka dhënë detaje shtesë për tërmetin që shkundi jugun e vendit rreth orës 19:26 minuta të kësaj mbrëmjeje.

Sipas saj, tërmeti i regjistruar me magnitudë 4,8 rihter fatmirësisht ka kaluar pa pasoja në njerëz, por vetëm dëme materiale në 5 shtëpi në fshatin Kuç. Epiqendra e tërmetit është shënuar në Borsh.
Me date 04.01.2018 ora 19:26:39(GTM) Instituti i Gjeoshkences, Energjise, Ujit dhe Mjedisit ka regjistruar nje lekundje temeti me magnitude 4.8 rihter me koordinata 40.05 veri dhe 19.88 lindje me thellesi 27 km me epiqender ne Borsh.

Nga te dhenat paraprake nuk ka njerez te lenduar por vetem deme materiale ne 5 banesa ne fshatin Kuç. 4 prej banesava kane demtime te lehta dhe 1 eshte demtuar me rende. Jemi ne kontakte te vazhdueshme me sallen e policise specialistet e emergjencave civile dhe kryetaret e njesive administrative”, thuhet n/ njoftim.

Loading...