Kuvendi do të miratojë nesër dekretin e Presidentit për shkarkimin e ish-ministrit të Brendshëm, Fatmir Xhafaj, ndërsa Sandër Lleshi do të marrë drejtimin e Ministrisë së Brendshme si zëvendësministër.
Kështu deklaroi sot Kryeministri Edi Rama, pas mbledhjes së grupit parlamentar të Partisë Socialiste.
“Dakordësi e plotë në Grupin Parlamentar. Kuvendi do të miratojë nesër dekretin e Presidentit për shkarkimin e ish-ministrit të Brendshëm. Sandër Lleshi do të marrë drejtimin e Ministrisë së Brendshme si zëvendësministër. Por nuk mbaron me kaq. Për më shumë do t’i drejtohem Kuvendit nesër në 10.00”, u shpreh Rama./atsh
Loading...