Dadoja me foshnjën rrëzohen në pishinë, humb jetën 50-vjeçarja

Një babysitter ka vdekur në Bolonja, Itali pasi ka rënë në pishinë bashkë me vajzën 2-vjeçare për të cilën kujdesej.
E vogla ndodhet në terapi intensive, në një prognozë të rezervuar.

Filipinasja 50-vjeçare dhe vajza 2-vjeçare që i ishte besuar ndodheshin në shtëpinë e gjyshërve të vogëlushes kur ranë në pishinën e shtëpisë dhe i ra të fikët.

Të dyja u dërguan menjëherë në spital, por gruaja nuk arriti t’ia dilte.
Ngjarja ka ndodhur dje rreth orës 11:30. Dinamika ende nuk është përcaktuar, por policia po punon për të rindërtuar ngjarjen.

Alarmi është ngritur nga punonjësit e tjerë të shtëpisë të cilët sapo kanë parë gruan dhe vogëlushen në ujë kanë ndërhyrë dhe kanë kërkuar ndihmë. Zemra e tyre rifilloi të rrihte pranë pishinës, por gjendja e gruas u rëndua sërish në spital ku humbi jetën.

Vajza e vogël është jashtë rrezikut për jetën./Abcnews.al/

Loading...