Esmeralda Metkaj ose e njohur si Cubi, e ftuar në emisionin “Natën me Aulonën” i habiti të gjithë me një deklaratë, kur u pyet për jetën e saj personale.
Cubi pranoi në fillim që është e dashuruar dhe më pas moderatorja Aulona Musta i tha: “Unë e di që nuk do të flasësh për marrëdhënien, por do të flasim për marrëdhëniet në përgjithësi, pa e ditur kush është ai”.
“Mund të jetë dhe ajo. Jetojmë në botën e lirë”, ia ktheu aktorja.
Pas titujve të portaleve që shkruanin se Cubi është në një marrëdhënie me një vajzë, aktorja ka reaguar duke treguar se ishte thjesht shaka.
Loading...