E rëndë/ Babai qëllon për vdekje vajzën e tij 15-vjeçare pasi e pa me një djalë në park

Një iranian ka qëlluar për vdekje me një armë gjahu vajzën e tij vetëm 15 vjec pasi e pa me një djalë në park me justifikimin për t’i vënë në vend nderin.

Megjithatë ai ka deklaruar para policisë se nuk kishte për qëllim ta vriste atë, por vetëm ta trembte.

Mohammad Kazem Lashkari, 43, thuhet se u zemërua kur pa vajzën e tij Ariana Lashkari, 15 vjeç, në një park në Iran me një djalë.

Ai i tha policisë: “Pas një debati, Ariana shkoi në shtëpinë e nënës sime dhe unë nuk munda ta kontrolloja zemërimin tim. Shkova atje me armën time për ta frikësuar. Nuk kisha ndërmend të vrisja vajzën time. Kam qëlluar pa dashje.”

Megjithatë, një nga të afërmit e Arianës tha se babai i saj e kishte vrarë atë pasi nuk e pranonte dot se vajza e tij nuk donte një jetë të shtypur dhe të kontrolluar nga i ati.

“Ariana ishte një vajzë që nuk i pëlqente të shtypej nga babai i saj. Ajo donte të zgjidhte stilin e saj të jetesës dhe të kishte një mendje të lirë. Pranimi i pikëpamjeve të saj ishte i vështirë për babain e saj.”

Ai shtoi: “Ariana ishte një vajzë e qetë që shkonte në shkollë çdo ditë plot shpresa. Kjo vajzë ishte shumë e sjellshme dhe e kujdesshme. Regjimi po përpiqet shumë që kjo tragjedi të mos publikohet në media. Shpresoj se gjaku i kësaj vajze të pafajshme nuk do të shkelet si shumë vajza të tjera që janë vrarë në këtë mënyrë.

Loading...