Del video/ Momenti kur Stresi rreh BMT-ne: ‘A je ti të q… motrën, jam djali Sali Lushës.’

Del video e rrahjes së BMT (Benardin Simoni) nga Stresi dhe shokët e tij.

Ngjarja ka ndodhur në rrethrrotullimin e Mamurrasit.

Lajmin e ka bërë të ditur vetë Stresi, i cili ka postuar një foto në InstaStory ku BMT shihet komplet i gjakosur në fytyrë. Ky i fundit është dhunuar për shkak se e ka sharë disa herë Stresin në rrjetet sociale, me justifikimin se nuk po e mbronte ashtu siç duhej Cllevio Serbianon dhe reperi ishte zotuar se do ta dhunonte.

“Familja është e shtrenjtë, mos ja shani askujt. Ky gangster” shkruan Stresi sipër fotos së BMT-isë së dhunuar.

Në video duket se si ata e qëllojnë dhe e shajnë duke i kërkuar llogari për deklaratat që ka bërë ish- anëtari e TBA-së.

BMT shihet teksa ul kokën dhe mbrohet te shoferi, i cili thotë se është thjesht një taksixhi.

“Jam djali i Sali Lushës, ky më ka prekur familjen, nuk kam gjë me ty”, dëgjohet të thotë Stresi ndërsa i kërkon BMT-së që të ngrejë kokën.

BMT ka pësuar disa fraktura në kokë dhe krah, por nuk ka asnjë njoftim zyrtar nga Policia lidhur me ngjarjen e ndodhur.

Video e siguruar nga JOQ:

 

Loading...