Itali – Plagoset shqiptari

Një i ri shqiptar është pl.agosur rëndë në Venecia të Italisë.

Ngjarja ka ndodhur dy ditë më parë, ndërsa policia italiane ka bërë të ditur se janë ndaluar dy persona të tjerë, po shqiptarë.

Sipas policisë, 25-vjeçari shqiptar ishte lënë për i vd.ekur në rrugë, pasi ishte që.lluar me ar.më në bark dhe këmbë.

Ka qenë një grua që ka lajmëruar policinë dhe ambulancat.

Policia italiane ka bërë të ditur se autorë të kësaj pl.agosje janë dy shqiptarë, xhaxha e nip, të njohur si shpërndarës dr.oge.

25-vjeçari i pl.agosur mësohet se ndodhet në gjendje të rëndë dhe nën vëzhgimin e mjekëve.

Loading...