Bota e kinemasë në zi! Ndahet nga jeta aktori ‘legjendë’

James Caan, aktori legjendar i cili luajti në filma duke përfshirë “The Godfather” dhe “Brian’s Song”, ka ndërruar jetën në moshën 82 vjeçare.
“Me pikëllim të madh ju informojmë për ndarjen nga jeta të Jimmy-t në mbrëmjen e 6 korrikut”, -thuhet në një deklaratë të postuar në Twitter e Caan-it të enjten.

“Familja vlerëson dashurinë dhe ngushëllimet e përzemërta dhe kërkon që të vazhdoni të respektoni privatësinë e tyre gjatë kësaj kohe të vështirë.” Shkaku i vdekjes nuk është zbuluar ende.

Gjatë gjashtë dekadave të Caan-it në Hollywood, ai luajti në filma duke përfshirë “El Dorado”, “Misery”, “Elf, “Bottle Rocket” dhe shumë të tjerë.

Loading...