Dyshimet për vdekjen e Myftarajt/ Avokati: ‘Pashë vendin e ngjarjes, e pamundur të jetë hedhur! Nëna e tij më tha…’

Avokati Kastriot Frashëri një prej miqëve të gazetarit Kastriot Myftaraj ka folur në lidhje me vetëvrasjen e këtij të fundit, i cili ditën e djeshme u hodh nga kati i katërt i banesës ku jetonte me të ëmën në lagjen Ali Demi.

Përmes një interviste të dhënë për Balkanëeb, Frashëri thotë se Myftaraj nuk kishte asnjë arsye për të vrarë veten, madje shtoi se ai priste të ikte jashtë shtetit për tu kuruar për një sëmundje që e kishte evidentuar së fundmi.

Avokati zbulon dhe bisedën me nënën e të ndjerit pas ngjarjes së rëndë e cila i tha se Kastrioti priste të takonte dikë.

Çfarë dyshimesh keni për ngjarjen? Ju jeni shprehur dyshues sot për vetëvrasjen e Kastriot Myftarajt?

Dy ditë para ngjarjes unë kam folur dhe më tha me siguri që e përballonte tarifën e spitaleve nga Turqia dhe Maqedonia. Tha edhe që kemi disa njerëz dashamirës që mund të na ndihmojnë. Nuk ishte ai që të binte në dëshpërim. Më e keqja është që nuk kishte një diagnozë. Ajo masa që kishin vërejtur mund të ishte edhe tiroidet. Pra nuk kishte arsye për të pasur depresion.

Çfarë keni vërejtur nga biseda e fundit me të?

Asnjë shqetësim nuk ka pasur. Ma tha në mënyrë të qartë që nuk kishte probleme ekonomike apo gjë tjetër.

Pse nuk donte të trajtohej në Shqipëri?

Sa u ekzaminua për herë të parë, shkoi në spital, bëri rezonancë dhe ajo përcaktoi masën. Falë njohjeve që kemi i vumë mjekë në dispozicion dhe ata i rekomanduan të operohej menjëherë. Më pas tha që do bëjë ekzaminime të tjera. Kastrioti ishte njeri i fortë. Nuk kishte asnjë problem. As depresion asgjë tjetër. Gjendja depresive shoqërohet me dëshpërim, ai nuk kishte asgjë nga këto. Përkundrazi ai kishte mbështetje.

Keni biseduar me nënën e tij?

Nënën e tij e kam gënjyer dje kur e kam takuar, ajo e ka marrë vesh shumë vonë që Kastrioti kishte vdekur. Ajo e mori vesh vetëm në 11 të darkës, pasi mbaroi ekspertiza mjekoligjore. Kastrioti ka qëndruar për rreth një javë në spitalin numër 5 ku është trajtuar dhe ne jemi takuar për drekë ditën e hënë.

Kishte dyshime nëna e tij që ai të mos jetë vetëhedhur?

Nëna ishte e cuditur, nuk e besonte. Më tha Kastrioti i kishte thënë që priste të takonte dikë.

Loading...