Sot në rubrikën “Shihemi në gjyq” nga Eni Çobani në Tv Klan, protagonisë janë zonja Flutura dhe Veladin, bashkëshorti i saj i cili ka ardhur nga Greqia vetëm për seancën e ndërmjetësimit.
Eni Çobani: Sërisht është familja në qendër të ndërmjetësimit, sepse po nuk u rregullua familja hallkat e tjera të shoqërisë do të lëngojnë. Kështu që vëmendje në marrëdhëniet tona të brendshme, familjare të cilat prodhojnë paqe, dashuri, mirësi e cila më pas të shpërndahet në shoqëri…
Gjithë kursimet e jetës bashkëshorti ua ka dhënë si borxh shokëve. Çfarë ka ndodhur?
Flutura: Punova 15 vite në Greqi, lekët m’i merrte ai, po t’i kisha mbyllur në bankë do isha sot mirë. Punoja si qeni atje në arë, ky mi mori lekët e mbushi shokët e vetë nga Berati në Librazhd. Me Gim Komicin e Tomorr Lutën dhe një Zabit Cërriku atje në fshat.
Veladin: Agim Komici është nga Qukës, Librazhdi, dhëndër në Elbasan edhe kishim vajtje-hyrje kaq vjet…
Flutura: Po të mashtroi re të mashtroi, ja tek i ke copat e letrës…
Veladin: Pusho të mbaroj o dreq, merr vesh… Më tha kam tokë, më jep mua 500m…
Eni Çobani: Kështu e thërret gjithmonë zonjën, me këtë fjalor 30 vjet?
Flutura: Tërë jetën vetëm vuajtje zonja Eni. Merr lekë, nuk më jepte. Donte goca e madhe 1 milionë lek nuk i dha. Vinte i jepte shokëve, gocës nuk i dha e qaja…
Eni Çobani: I ke dhënë Lekët apo jo? Ka punuar 15 vite kjo zonja dhe e di unë se çfarë pune ka bërë.
Veladin: Ka punuar 15 ajo, unë 25 vite në Greqi.
Eni Çobani: Shumë mirë ke bërë, po pse i jep shokëve?
Flutura: Ke punuar për shokët, nuk ke punuar për familjen tënde.
Veladin: Më dha një copë toke në Elbasan dhe i dhash lekët. Ai më gënjeu, ku e dija unë.
Eni Çobani: Çfarë bën në Greqi ti, pse nuk e merr gruan me vete?
Veladin: Ishte ajo në Greqi, si bën ajo më mirë pa grua se me grua… /tvklan.al