Skandal në festën e socialdemokratëve, grave ju hodh ‘drogë pë*dhunimi’ në pije, nisin hetimet

Autoritetet në Gjermani kanë hapur hetimet pasi një feste tradicionale të Grupit Parlamentar të SPD-së në Berlin. Sipas raportimeve të mediave, gjatë kësaj feste verore të grupit socialdemokrat, disave prej grave të pranishme u janë hedhur në pijë ajo që quhet “drogë përdhunimi.”
Bëhet fjalë për një lëng pa shije që miksohet lehtësisht me pijet dhe jep një sërë efektesh si humbje e përkohshme e memories deri në gjendje të fikëti. E para që raportoi për rastin ishte Tagesspiegel .

Eventi u mbajt të mërkurën në kancelari dhe veç deputetëve i pranishëm ka qenë edhe kancelari gjerman Olaf Scholz. Hetimet nisën pas denoncimit të bërë nga tetë gra.

Një zëdhënës i policisë i tha transmetuesit Rbb se “disa gra janë ankuar për të përziera dhe marramendje” dhe e njëjta gazetë raporton se aktualisht janë pesë raste të konfirmuara nga policia. Rbb shpjegon se të ashtuquajturat “pika nokaut” janë përzierje që ose i bëjnë viktimat të pafuqishme dhe shkaktojnë humbje të kujtesës.

Policia shpesh paralajmëron për rastet e kriminelëve që përziejnë substanca në pije në festa apo klube për të vjedhur apo abuzuar seksualisht viktimat. Dhe hetimet në këto raste konsiderohen të vështira sepse viktimat shpesh nuk mund të kujtojnë se çfarë ka ndodhur.

Loading...