Një ditë pasi qeveria i dërgoi propozimet e saj për ndryshimet në kabinetin qeveritar, Presidenti Ilir Meta i është përgjigjur pozitivisht kërkesës, duke dekretuar shkarkimin e 6 ministrave.
Burime nga Presidenca thanë për ‘BalkanWeb’ se për ministrin Ditmir Bushati, Meta nuk është shprehur ende. Po ashtu është dekretuar edhe emërimi i zv/kryeministrit të ri Erjon Braçe, i cili zëvendëson Senida Mesin.
Kështu, kreu i shtetit ka dekretuar shkarkimin e Lindita Nikollës, Niko Peleshit, Mirela Kumbaros nga Ministria e Kulturës, Damian Gjiknurin nga ministria e Infrastrukturës dhe Energjetikës, Arben Ahmetajn, Sonila Qaton si dhe Senida Mesin. Po ashtu ai ka dekretuar emërimin në detyrë të Blendi Çuçit, si Ministër i Bujqësisë, Eduard Shalsit si ministër për Mbrojtjen e Sipërmarrjes, Elisa Spiropali si ministre të Shtetit për Marrëdhënie me Parlamentin.
DEKRET PËR SHKARKIM MINISTRI
Në mbështetje të nenit 93 dhe 98, pika 1 të Kushtetutës, me propozim të Kryeministrit, nr. 6166 prot., datë 31.12.2018, administruar në Institucionin e Presidentit të Republikës me nr. 11 prot., datë 04.01.2019,
Dekretoj:
Neni 1
Zonja Lindita Nikolla, ministër i Arsimit, Sportit dhe Rinisë, shkarkohet nga kjo detyrë.
Neni 2
Ky dekret hyn në fuqi menjëherë.
Presidenti Meta dekreton shkarkimin e Ministrit të Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural, z. Niko Peleshi
DEKRET PËR SHKARKIM MINISTRI
Në mbështetje të nenit 93 dhe 98, pika 1 të Kushtetutës, me propozim të Kryeministrit, nr. 6170 prot., datë 31.12.2018, administruar në Institucionin e Presidentit të Republikës me nr. 13 prot., datë 04.01.2019,
Dekretoj:
Neni 1
Zoti Niko Peleshi, ministër i Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural, shkarkohet nga kjo detyrë.
Neni 2
Ky dekret hyn në fuqi menjëherë.
Presidenti Meta dekreton shkarkimin e Ministres së Kulturës, znj. Mirela Kumbaro Furxhi
DEKRET PËR SHKARKIM MINISTRI
Në mbështetje të nenit 93 dhe 98, pika 1 të Kushtetutës, me propozim të Kryeministrit, nr. 6165 prot., datë 31.12.2018, administruar në Institucionin e Presidentit të Republikës me nr. 12 prot., datë 04.01.2019,
Dekretoj:
Neni 1
Zonja Mirela Kumbaro Furxhi, ministër i Kulturës, shkarkohet nga kjo detyrë.
Neni 2
Ky dekret hyn në fuqi menjëherë.
Presidenti Meta dekreton shkarkimin e Ministrit të Financave dhe Ekonomisë, z. Arben Ahmetaj
D E K R E T PËR SHKARKIM MINISTRI
Në mbështetje të nenit 93 dhe 98, pika 1 të Kushtetutës, me propozim të Kryeministrit, nr. 6163 prot., datë 31.12.2018, administruar në Institucionin e Presidentit të Republikës me nr. 9 prot., datë 04.01.2019,
Dekretoj:
Neni 1
Zoti Arben Ahmetaj, ministër i Financave dhe Ekonomisë, shkarkohet nga kjo detyrë.
Neni 2
Ky dekret hyn në fuqi menjëherë.
Presidenti Meta dekreton shkarkimin e Zëvendëskryeministres, znj. Senida Mesi
D E K R E T PËR SHKARKIM ZËVENDËSKRYEMINISTRI
Në mbështetje të nenit 93 dhe 98, pika 1 të Kushtetutës, me propozim të Kryeministrit, nr. 6164 prot., datë 31.12.2018, administruar në Institucionin e Presidentit të Republikës me nr. 7 prot., datë 04.01.2019,
Dekretoj:
Neni 1
Zonja Senida Mesi, Zëvendëskryeministër, shkarkohet nga kjo detyrë.
Neni 2
Ky dekret hyn në fuqi menjëherë.
Presidenti Meta dekreton shkarkimin e Ministres së Shtetit për Mbrojtjen e Sipërmarrjes, znj. Sonila Qato
DEKRET PËR SHKARKIM MINISTRI
Në mbështetje të nenit 93 dhe 98, pika 1 të Kushtetutës, me propozim të Kryeministrit, nr. 6168 prot., datë 31.12.2018, administruar në Institucionin e Presidentit të Republikës me nr. 14 prot., datë 04.01.2019,
Dekretoj:
Neni 1
Zonja Sonila Qato, ministër i Shtetit për Mbrojtjen e Sipërmarrjes, shkarkohet nga kjo detyrë.
Neni 2
Ky dekret hyn në fuqi menjëherë.
DEKRET PËR NJË NDRYSHIM NË DEKRETIN NR. 10604, DATË 10.09.2017 “PËR EMËRIMIN E KËSHILLIT TË MINISTRAVE”
Në mbështetje të nenit 93 dhe 98 të Kushtetutës, me propozim të Kryeministrit,
Dekretoj:
Neni 1
Në dekretin nr. 10604, datë 10.09.2017 “Për emërimin e Këshillit të Ministrave”, pas pikës 15, shtohet pika 16 me këtë përmbajtje:
16. Zonja Elisa Spiropali, Ministër i Shtetit për Marrëdhëniet me Parlamentin.
Neni 2
Ky dekret hyn në fuqi menjëherë.
Nr. Dekretit 11037
Tiranë, më 05.01.2019
PRESIDENTI I REPUBLIKËS
ILIR META
Presidenti Meta dekreton emërimin e z. Blendi Çuçi, Ministër i Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural
DEKRET PËR EMËRIM MINISTRI
Në mbështetje të nenit 93 dhe 98, pika 1 të Kushtetutës, me propozim të Kryeministrit, nr. 6179 prot., datë 31.12.2018, administruar në Institucionin e Presidentit të Republikës me nr. 21 prot., datë 04.01.2019,
Dekretoj:
Neni 1
Zoti Blendi Çuçi, emërohet ministër i Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural.
Neni 2