Ja kur do të zhvillohen zgjedhjet vendore

Zgjedhjet vendore do te zhvillohen te dielen e fundit te qershorit. Presidenti Meta pas takimeve qe pati me kreret e partive parlamentare ka dekretuar sot daten kur do te mbahen zgjedhjet per pushtetin vendor. “Zgjedhjet do te mbahen ditën e diel, më datë 30 qershor 2019”- njofton presidenca.

DEKRET
PËR
CAKTIMIN E DATËS SË ZGJEDHJEVE
PËR ORGANET E QEVERISJES VENDORE

Në mbështetje të nenit 92, shkronja “gj” dhe nenit 93 të Kushtetutës së Republikës së Shqipërisë, si dhe në zbatim të rregullave të parashikuara në nenin 9, paragrafi 1 dhe 2 dhe nenit 10, paragrafi 1 dhe 2 të ligjit nr. 10019, datë 29.12.2008 “Kodi Zgjedhor i Republikës së Shqipërisë”, i ndryshuar,

D e k r e t o j

Neni 1

Zgjedhjet për organet e qeverisjes vendore të zhvillohen ditën e diel, më datë 30 qershor 2019.

Neni 2

Ky dekret hyn në fuqi menjëherë.

Nr. Dekretit 10928
Tiranë, më 05.11.2018

Loading...