Ky shtet europian futet për herë të parë në hartën e kuqe dhe ngre alarmin, ja çfarë parashikohet në ditët në vijim

Udhëtarët në Londër janë këshilluar të mos përdorin rrjetin e transportit të qytetit, përveç rasteve për “udhëtime thelbësore”, mes një vale të nxehtë të ka përfshirë Evropën Perëndimore.

Zyra Met në Mbretërinë e Bashkuar lëshoi një paralajmërim për të nxehtin ekstrem nga e diela deri të martën pasi temperaturat ka të ngjarë të tejkalojnë temperaturën rekorde të vendit që nga vitit 2019 prej 38.7 gradë Celsius, duke paraqitur rrezik për qytetarët, raporton CNN.

“Për shkak të motit jashtëzakonisht të nxehtë që pritet javën e ardhshme, qytetarët duhet të përdorin rrjetin e transportit të Londrës vetëm për udhëtime thelbësore,” tha shefi operativ i Transportit për Londrën (TfL), Andy Lord.

Kufizime të përkohshme të shpejtësisë do të futen në shërbimet e metrosë dhe hekurudhave të Londrës “për t’i mbajtur të gjithë të sigurt”, shtoi Lord, duke u kërkuar udhëtarëve “të mbajnë ujë në çdo kohë”.

Temperaturat tepër të nxehta mund të dëmtojnë linjat e energjisë dhe pajisjet e sinjalizimit. TfL ka thënë se do të përpiqet t’i mbajë shërbimet të funksionojnë pa probleme dhe të përdorë inspektime të shtuara për të lehtësuar ndikimin e nxehtësisë ekstreme.

‘Jetët janë në rrezik’

Zyra e shërbimit të Metologjisë në Mbretërinë e Bashkuar pohoi se jetët e njerëzve janë në rrezik pasi temperaturat mund të arrijnë në 40C në fillim të javës së ardhshme. Ky shërbim lëshoi paralajmërimin e tij të parë ndonjëherë sa i takon të nxehtit ekstrem, ku Londra dhe Mançesteri futen në zonë e kuqe, duke e quajtur alarmin “një situatë shumë serioze”.

Loading...