Në mëngjes pa dalë ylli
hëna pa u shuar fare
Te sheshi përmbi lëndinë
doli vashëza në valle
Doli vashëza në valle
në ato, vende e vise
Melodi, zëri birbilit
krahët si. një dallandyshe
Doli vashëza në valle
se linin, rrahjet e zemrës
Djersën derdh, si pika loti
te lulja, mbi varr të nënës
Doli vashëza në valle
e stolisur, si atëherë..
Buzëqeshja e vëllait
shkëlqen, pllakën mbi mermer’
Doli vashëza në valle
në sokaqe duke bredhur
muzikë cicërima e zogjve
dhe kujtimet, që kanë ngelur
Doli vashëza në valle
edhe balta, morì flakë
Sehir bëjnë, ¢elsat mbi portë
edhe gurët në sokakë
Doli vashëza në valle
te oborri I shtepisë
Nga malli, që ka për vashën
qan dhe sythi I hardhisë
Doli vashëza në valle
bleta nektarin e derdhi
Trëndafili, tej në bah¢e
gonxhen, sì respekt e ¢eli
Doli vashëza në valle
ajo valle aty mbeti
Në vendin, ku kishte lindur
aty, ku ishte lezeti
Zilfo Muco 30/12 /2018
Portali www.laberianews.com në kuadër të nismës “Mbështesim krijuesit e Labërisë”, ideon, krijon dhe dizenjon bolgje personale për poetët e labërisë . Në zbatim të kësaj nisme, të gjithë krijuesit e labërisë mund të kenë një dritare personale (falas) ose një blog personal (me çmim simbolik) ku të përmbledhin gjithë krijimtarinë e tyre, poezitë, prozat, tregimet, romanet, reagimet, opinionet, fotot etj.
Kush është i interesuar të ketë nje dritare personale ose blogun personal në hapësirat e www.laberianews.com mund të na kontaktojë në: E-mail : laberianews@gmail.com ose ne facebook : https://facebook.com/Laberianews/
Keto jane disa blogje krijuesish të labërisë të dizenjuara nga Labërianews:
http://rudinapapajani.laberianews.com
http://zilfomuco.laberianews.com/
http://pajtimgraci.laberianews.com/