Tragjike/ E la vetëm foshnjen 6 ditë kur kthehet nëna e gjen pa jetë

Një ngjarje e rëndë është regjistruar në Milano të Italisë ku një 37-vjeçare ka lënë vetëm në shtypi për 6 ditë vajzën e saj vetëm 16 muajshe e cila humbi jetën.
Sipas Ansa, gruaja, 37-vjeçarja Alessia Pifferi, u arrestua me akuzën e vrasjes me dashje të rëndë për motive të dobëta dhe me paramendim. Vajza e vogël, në trupin e së cilës nuk ka shenja dhune, ndodhej në një krevat kampingu dhe pranë saj ishte shishja e qumështit, por edhe një shishe me benzodiazepina gjysmë plot.

“E dija që mund të shkonte kështu”, tha Pifferi në polici pasi la të bijën vetëm nga e enjtja e javës së kaluar deri në mëngjesin e djeshëm.

Ajo u ndalua dje dhe u mor në pyetje gjatë natës nga prokurori Francesco De Tommasi ku u shfaq e kthjellët edhe nëse përballej me disa pyetje ajo heshte.

Sipas hetimeve, 37-vjeçarja e papunë e ndalur natën për vrasje të shumëfishtë ka lënë të bijën vetëm në shtëpi dhe në raste të tjera, sidomos në fundjavë. Sipas një rikonstruksioni fillestar, vajza e vogël u gjet në banesën në zonën e Mecenatit, mëngjesin e djeshëm.

Alarmi është dhënë nga një fqinj, pasi 37-vjeçarja, e cila është kthyer pas 6 ditësh, i kishte kërkuar ndihmë. Gruaja, tashmë në qeli, nga sa mësohet, e pyetur gjatë natës, do t’u kishte shpjeguar hetuesve se të enjten e kaluar e kishte larë dhe ndërruar foshnjën dhe e kishte lënë pranë krevatit të kampingut ku u gjet e pajetë.

Ditët e fundit, sërish sipas rrëfimit të saj, gruaja do të kishte ‘kaluar’ edhe në Milano për të shoqëruar të dashurin e saj që kishte takime biznesi, por pa shkuar në shtëpi tek vajza e saj. Ajo i kishte thënë burrit se vajza e vogël ishte në det me motrën e saj. Tashmë prokurori, i cili nesër do t’i dërgojë gjykatësit hetues kërkesën për vërtetimin e arrestit dhe mbajtjes në burg, ka urdhëruar autopsinë dhe kontrollin e banesës.

Loading...