Tërmeti dëmton rëndë shtëpinë e D. Kasaj në Kuç të Vlorës. 4 banesa të tjera të dëmtuara lehtë (Foto)

Tërmeti që tronditi mbrëmjen e sotme jugun e Shqipërisë duket se ka lënë pasoja ne banesat e fshatrave perreth. Mësohet se ka pasur rreth 4 banesa të dëmtuara lehtë si dhe një shtëpi e dëmtuar rëndë në fshatin Kuç.

Epiqendra e tërmetit ka qenë 6 km në lindje të Himarës. Tërmeti është ndjerë edhe në Vlorë, Sarandë e Gjirokastër.Sipas IGJEUM lëkundjet kanë qenë të shkallës 4.7 ballë në thellësi 10 kilometra

Kjo shtepi qe shikoni ne foto eshte D. Kasaj banore e fshatit Kuc. Sic e shihni edhe ne foto demet jane te konsiderueshme me carje te medha te mureve.

Shpresojme qe te merren masa nga institucionet pergjegjese.

Loading...