Ministri i Punëve të Brendshme, ne Serbi, Aleksandar Vulin, ka deklaruar ditën e sotme se Presidenti Aleksandër Vuçiç është në rrezik pasi mund të vritet.
Sipas tij, për sa kohë shtetasi malazzez Radoje Zvicer është ende i lirë, vrasje e Vuçiçit është e mundur.
“Përderisa (Radoje) Zvicer është i lirë, vrasja e Vuçiçit është e mundur, ne nuk e dimë se kush qëndron pas klaneve dhe derisa kjo të zbulohet, kërcënimi për jetën e presidentit rritet çdo ditë”, ka thënë Vulin, shkruan Danas.
Ai shtoi se në rastin e klanit Veljko Belivuk është vërtetuar aktakuza për shtatë vrasje.
“Një nga të pandehurit ka pranuar se ka vrarë pesë persona dhe do të ketë më shumë viktima, jam i sigurt për këtë”. Sa i përket policisë, ne e bëmë punën tonë”, theksoi ai.
Radoje Zvicer konsiderohet një nga krerët e klanit Kavaç, i cili akuzohet për organizimin dhe urdhërimin e disa vrasjeve në territorin e Malit të Zi dhe vendeve të tjera.