Emocionohet Fifi: ‘Prindërit shitën florinjtë për mua’

TIRANË- Këngëtarja Filloreta Rati, e njohur si Fifi, tërheq gjithnjë vëmendjen.

Fifi ka treguar dobësinë që ka për prindërit, të cilëve u dedikon çdo arritje në jetën e saj.

E ftuar në emisionin “A Live Night”, Fifi ka treguar se prindërit e saj kanë bërë gjithçka që këngëtares të mos i mungonte asgjë, madje kanë shitur edhe florinjtë që ajo të arrinte gjërat që sot ka.

“Unë jam njeri që kam dashur gjithmonë të bëj krenar babin dhe nënën, ishalla e kam arrit qëllimin. Ata kanë shitur të gjithë floririn që kanë pasur për mua. Nëse unë them që kam sakrifikuar për ta, skam bërë asgjë. Ata më kanë dhënë mundësinë të jetoj që është gjëja më e bukur në botë. Nëse diçka në botë për mua është e shenjtë, për mua janë ata të dy,”-tha në rrëfimin e saj Fifi.

Loading...